Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se ka mungesë karburanti nëpër spitale NULL NULL 25.04.2024 23:41 25.04.2024 23:41 Foto ilustruese. Gaza Ministria e Shëndetësisë e Gazës paralajmëron se gjeneratorët do të ndalojnë së punuari në spitale për shkak të mungesës së karburantit. Kjo ministri ka bërë thirrje për ndihmë, siç thuhet në njoftim, për të ruajtur jetën e pacientëve. “I bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të ndërhyjnë dhe të sigurojnë shpejt karburantin e nevojshëm për të vazhduar ofrimin e shërbimeve për pacientët dhe për të ruajtur jetën e tyre”, thuhet në njoftimin e MSh-së së Gazës.