Ministria e Kulturës i ndan Çmimet Vjetore për Letërsi NULL NULL 14.03.2023 14:35 14.03.2023 14:35 Në Ministrinë e Kulturës sot u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për Letërsi për vitin 2022. Juria profesionale e kryesuar nga Osman Gashi dhe me anëtarët Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Gëzim Aliu dhe Azem Deliu, pasi i lexoi dhe i vlerësoi veprat dhe nominimet e pranuara në konkurs, vendosi: Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Azem Shkreli” t’i ndahet z. Zejnullah Rrahmanit. Çmimi për Veprën më të mirë në Prozë “Anton Pashku” t’i ndahet z. Veli Karahodës për romanin “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit”. Çmimi për Veprën me të mirë në Poezi “Ali Podrimja” t’i ndahet z. Sabit Bajraktarit për librin “ NOAH”. Çmimi për vepër më të mirë në kritikë dhe estetikë “Ibrahim Rugova” t’i ndahet z. Haqif Mulliqit për veprën “Henrik Ibsen – fryma e parë e modernes”. 📚Çmimi për vepër më të mirë të përkthyer nga gjuha e huaj ne gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjeter Bogdani” t’i ndahet Znj. Meliza Krasniqit për përkthimin e veprës “Arti i fiksionit” të David Lodge. Këto çmime u jepen personaliteteve të shquara për arritjet profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e tyre në avancimin e letërsisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Dirigjenti Thielemann merr drejtimin e Operës Shtetërore të Berlinit nga rivali i tij 27/09/2023