Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Obiliqit me memorandum bashkëpunimi për dy projekte NULL NULL 07.02.2024 13:28 07.02.2024 13:28 Xhafer Gashi, kryetar i Obiliqit dhe Hysen Durmishi, zëvendësministër i Infrastrukturës Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Obiliqit kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për financimin e dy projekteve në këtë qytet. “Qëllimi i këtij Memorandumi është financimi i ndërtimit të rrugës dhe kanalizimit fekal në rrugën ‘Avni Rrustemi’, Obiliq, në vlerë prej 233,500€, si dhe rikonstruimi i rrugës Dardhishtë – Fushë Kosovë, Obiliq, në vlerë prej 466,500€”, ka njoftuar zëvendministri Hysen Durmishi, përcjell KlanKosova.tv. “Vazhdojmë edhe me një tjetër bashkëpunim efektiv dhe koordinim të mirë në mes të qeverisë dhe komunave, drejt efikasitetit dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët”, ka vazhduar ai. Memorandumi është nënshkruar nga zëvendësministri Hysen Durmishi dhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.