Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri Shala uron Federatën e Shenjtarisë

NULL NULL
20.07.2015 11:37
Ministri i Sportit, Kujtim Shala ka uruar drejtuesit e Federatës së Shënjtarisë me rastin e pranimit në Federatën Evropiane.

Ai ka përgëzuar të gjithë ata që kanë kontribuuar për arritjen e këtij suksesi të jashtëzakonshëm.

Ministri ka ofruar përkrahjen e tij në avancimin e sportit në arenën ndërkombëtare.

“Pranimi i juaj me të drejta të plota në Federatën Evropiane, është një lajm i mirë për sportin e Kosovës. Ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin,njohjen dhe afirmimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar Shala, duke u zotuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme