Ministri Shala uron Federatën e Atletikës NULL NULL 19.08.2015 16:45 19.08.2015 16:45 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka uruar Federatën e Atletikës së Kosovës me rastin e pranimit me të drejta të plota në Federatën Botërore të Atletikës, në kongresin e 50-të të kësaj Federate që është mbajtur në Pekin të Kinës. “Ky është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për atletikën e Kosovës dhe sportin në përgjithësi”, tha ministri Shala, transmeton Klan Kosova. Shala ka uruar atletët e Kosovës duke uruar suksese në avansimin e sportit në arenën ndërkombëtare. “Sporti i Kosovës gjithnjë e më shumë po ndërkombëtarizohet. Ky është edhe një hap i rëndësishëm që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin, si dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare” ka përfunduar ministri.