Ministri rus i Mbrojtjes inspekton trupat dhe pajisjet pas deklaratës së kreut të Wagner NULL NULL 06.05.2023 07:19 06.05.2023 07:19 Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka inspektuar trupat dhe pajisjet ushtarake në distriktin ushtarak jugor të Rusisë gjatë së premtes, ka njoftuar ushtria ruse. Ky inspektim i tij ka ardhur pas një përplasjeje publike me kreun e grupit ushtarak privat, Wagner. Përmes një deklarate thuhet se Shoigu ka udhëzuar “të mbahen nën kontroll të posaçëm çështjet e furnizimit të vazhdueshëm dhe ritmik të grupeve të trupave në zonat e operacionit special ushtarak me të gjitha armët dhe pajisjet e nevojshme ushtarake”. “Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gjeneral Koloneli A. Kuzmenkov, i cili është përgjegjës për mbështetjen materiale dhe teknike të Forcave të Armatosura Ruse, i prezantoi gjeneralit të ushtrisë Sergei Shoigu grupe të reja tankesh moderne, mjete të blinduara luftarake, pajisje speciale dhe mjete motorike të furnizuara nga ndërmarrjet e kompleksit ushtarak-industrial për të furnizim të grupeve dhe forcave ruse”, ka njoftuar kjo ministri. Vizita e Shoigut pasoi pas disa deklarave zemëruese të shefit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, i cili ka akuzuar drejtpërdrejt Shoigun dhe udhëheqjen ushtarake ruse për përgjegjësinë për dhjetëra mijëra viktima të grupit për shkak të mungesës së furnizimit me municion. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.