Ministri izraelit thotë se populli s’ka më besim te Netanyahu NULL NULL 19.01.2024 16:38 19.01.2024 16:38 Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu chairs a cabinet meeting at the Kirya military base, which houses the Israeli Ministry of Defence, in Tel Aviv, Israel, December 24, 2023. Ohad Zwigenberg/Pool via REUTERS Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Gadi Eisenkot, ka thënë se Izraeli ka nevojë për zgjedhje të reja, pasi sipas tij populli nuk ka më besim në kryeministrin Benjamin Netanyahu. Eisenkot tha se shteti i Izraelit duhet ta pyes popullin se si të të vazhdohet përpara me një udhëheqje që sipas tij, është përgjegjëse për dështim absolut, duke e pasur fjalën për luftën në Gaza. “Ne duhet të shkojmë në zgjedhje dhe të kemi zgjedhje në muajt e ardhshëm, në mënyrë që të rinovojmë besimin pasi aktualisht nuk ka besim. Mungesa e besimit mes publikut në qeverinë e tij nuk është më pak e rëndë sesa mungesa e unitetit gjatë një lufte”, tha ai, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Më tej, kritikoi kryeministrin Netanyahu, pasi sipas tij, situata në Gaza është e tillë që qëllimet e luftës nuk janë arritur.