Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri Ismaili: Trajtimi i pacientëve, primare në transformimin e shëndetësisë

NULL NULL
04.11.2018 15:11

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se trajtimi i duhur i pacientëve në qendrat spitalore, vazhdon të mbetet primare në misionin e tij për transformimin e shëndetësisë në Kosovë.

Në një reagim të tij në facebook, ndërsa ka vlerësuar lartë arritjen e shtretërve të rinj në Klinikën e Gjinekologjisë, ministri Ismaili ka bërë të ditur do të vazhdojë punën çdo ditë deri në arritjen e qëllimit të tij, njofton Klan Kosova.

”Buzëqeshjet në fytyrat e personelit mjekësor tregojnë gjithçka?. Shtretër të rinj edhe për Klinikën e Gjinekologjisë nga kontigjenti prej 750 shtretërve?️ që kemi blerë për QKUK-në?. Asnjë nënë dhe asnjë fëmijë? nuk duhet të qëndroj më në shtretër mbi blloqe e që rrezikojnë shëndetin e tyre. Çdo ditë në punë deri në transformimin e shëndetësisë. #PacientiNëQendër✅”

lajme të ngjashme