Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri i Shëndetësisë: Po i japim fund gjendjes së keqe në Klinikën e Gjinekologjisë

NULL NULL
17.10.2018 10:19

Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare, është duke u rinovuar, e këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ai përmes llogarisë së tij në facebook, ka potencuar se gjendjes jo të mirë në ambientin e punës në këtë klinikë po i vie fundi, njofton Klan Kosova.

”Gjinekologjia me salla të reja të operacionit!?

Po i japim fund edhe gjendjes jo të mirë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Për vite me radhë kjo klinikë ka funksionuar me pajisje të vjetra në sallat e operacionit, të cilat kanë vështirësuar punën e profesionistëve shëndetësorë. Kemi blerë tavolina moderne gjinekologjike, tavolina të reja operative dhe llamba operative për të gjitha sallat, për të rritur sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve. Pas sallave operative, do t’i ndërrojmë edhe shtretërit për pacientet në këtë klinikë”.

lajme të ngjashme