Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri i ri, i përfshirë në “bombën” e Zaevit

NULL NULL
14.05.2015 11:47

Ministri ri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov nuk ka legjitimitet të ushtrojë postin e njeriut të parë të policisë së Maqedonisë, pasi që ai është i përfshirë në skandalin e përgjimeve të opozitës.

Kështu kanë vlerësuar analistë maqedonas, raportojnë mediat atje.

Sipas tyre, Çavkov ka biseduar me ish-ministren e brendshme , Gordana Jankullovska që të përgatisin  një kurth për të përgjuar të  gjithë qytetarët e Maqedonisë kjo në thirrje të ligjit të telekomunikimeve.

Në njërën “bombë” të Zaevit ndëgjohet qartë se si bisedon më Jankullovskën për këtë temë.

Mitko Çavkov, si i propozuari i kryeministrit, Nikolla Gruevski, për pozitën e ministrit pauses të Punëve të Brendshme, ishte i përmendur në bombën 27 të Zoran Zaevit.

Kur i publikoi bisedat, Zaev tha se këto janë dëshmi për atë se kush, dhe si e ka kryer përgjimin.
mitko_cavkov

Ja biseda mes Gordana Jankulloskës dhe Mitko Çavkov të cilën Klan Kosova e solli një ditë më parë:
Çavkov: Alo?
Jankulloska: Alo, Mite. Mirëmbrëma, si je?
Çavkov : Mirëmbrëma ministre. Mirë jam, më mirë.
Jankulloska: Mirë, nuk është pak vonë.
Çavkov: Në rregull, nuk është problem.
Jankulloska: Nuk fle kaq herët.
Çavkov: Nuk është problem.
Jankulloska: A be dëgjo. Thash të dëgjohem edhe njëherë. Tani me drejtorin Sasho bisedonim, por më mirë kur flet me më shumë persona, je më i qetë.
Çavkov: Ashtu.
Jankulloska: Rreth ligjit për ndjekjen e komunikimeve. Apo tani po merremi vesh me “komunjarët”, kemi negociata, bisedojmë, disi të bëjmë të kalojë, na është bllokuar e tërë puna…
Çavkov: Mirë.
Jankulloska: Rreth vëzhgimit, komisionit…
Çavkov: Ashtu.
Jankulloska: Tani ata pranuan, i tërë qëndrimi ku thonë pa paralajmërim dhe në përbërje të plot fshihen, ta fshijmë.
Çavkov: Mirë.
Jankulloska: Dhe kjo do të thotë se Komisioni do të sjell vendim me shumicë votash…
Çavkov: Është njësoj…
Jankulloska: Dhe do të na paralajmëroj, kur të themi ne, do të vijë.
Çavkov: Ashtu.
Jankulloska: Siç është deri më tani në fakt.
Çavkov: Do të thotë, ata janë për atë që të fshihet ky paragraf.
Jankulloska: E pra jo, tani ky është kompromisi.
Çavkov: Aha. Dakord.
Jankulloska: Ata duan që të fshihet fjala “përbërja e plotë”
Çavkov: Përbërja e plotë…
Jankulloska: Ne jemi që të fshihet “pa paralajmërim”…
Çavkov: Mirë.
Jankulloska: E tani që të lëvizim, e ky paragraf është me këto dy segmente
Çavkov: Aha.
Jankulloska: Që të lëvizim disi, thash le të fshihet i tërë paragrafi i nenit.
Çavkov: Po, mendoj se është mirë.
Jankulloska: Edhe unë mendoj se është mirë. Ju paraqita drejtorit.
Çavkov: Po.
Jankulloska: Ai thotë, nëse ti mendon se është mirë, dakord. Sepse kishte dalë ai, tani nuk e ka ligjin para vetes…
Çavkov: Ashtu, ashtu. E di këtë.
Jankulloska: Dhe thotë, nëse mendon se është mirë, dakord. Ndërsa unë kështu mendoj se është në rregull. Por, them të dëgjohem me dikë tjetër.
Çavkov: Edhe unë mendoj se është dakord.
Jankulloska: Edhe unë. Sepse ai nen, 36 faktikisht që e shtuam është po ky…
Çavkov: Ashtu.
Jankulloska: Se është në përbërje të plotë dhe pa paralajmërim ndërsa miratohet…e ata shtojnë se miratohet vendimi me shumicë votash.
Çavkov: Po.
Jankuloska: Sepse ata kanë të drejtë në nenin paraprak 100 dhe se kanë të drejtë të kontrollojnë, kanë qasje deri tek…
Çavkov: Ashtu, ashtu, ashtu…
Jankulloska: …pajisje dhe mjete për ndjekjen e komunikimeve.
Çavkov: Ashtu. Komisionin e kanë ata.
Jankulloska: Po de, por kjo është kjo. Por, kjo do të thotë se do të marrin vendim dhe do ta njoftojnë ose ministrin ose drejtorin, tani, këdo që të njoftojnë. Ne u thamë, ejani këtë dhe këtë ditë, atëherë.
Çavkov: Ashtu.
Jankulloska: Dhe normalisht, ata janë shumicë, do të vinë, do të thonë: Aaa, po përgjohet i tërë shteti. Ne do të themi se nuk përgjohet. Dhe kaq.
Çavkov: Ashtu. Mendoj se mundet.
Jankulloska: Dhe kaq do të jetë.
Çavkov: Mendoj se po, po. Mundet.
Jankulloska: Sepse ky do të ishte kompromisi.
Çavkov: Po, po, po…
Jankulloska: Edhe atë me 28…48 që më thatë se mund t’ua pranoj, do t’ua pranoj edhe tjetrën…
Çavkov: Këtë komoditet po e prishim ne, por mund ta bëjmë.
Jankulloska: A bre tani shiko, saktë, por duhet disi, nëse nuk kalon, do të dështojë sistemi.

Mitko Çavkov, është i diplomuar në Fakultetin e Sigurisë në Shkup në vitin 1986.

Në vitin 2011 ka përfunduar studimet post- diplomike me temën  “Zbulimi  në luftën kundër krimit të organizuar”.
Pas përfundimit të arsimit akademik është punësuar në MPB.

Prej vitit 1992 deri nga mesi i vitit 1999 ishte numri një i Sektorit për Polici kriminale pranë SPB-së në Strumicë, ndërsa prej vitit 1999 deri vitin 2001 ka qenë zëvendës- kryeshef i SPB-së Strumicë.

Prej vitit 2005 deri në shtator të vitit 2006 ishte inspektor kryesor për kriminalitet financiar pranë Repartit për krim të organizuar, ndërsa prej vitit 2006 deri 2012 ishte shef i Repartit për krim të organizuar që sot njihet si Qendra për Parandalimin e Krimit të Organizuar.

Prej prillit të vitit 2012 deri në maj të vitit 2013 ishte numri një i Shërbimeve Qendrore Policore.

Që nga maji i vitit 2013, ushtronte detyrën e drejtorit të  Byrosë për Siguri Publike.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.