Ministri Çeku pret sot në takim alpinisten Uta Ibrahimi NULL NULL 16.10.2024 08:46 16.10.2024 08:46 Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku do të takojë sot alpinisten Ibrahimi pas suksesit që ka arritur, duke përfunduar ngjitjen e majës Shisha Pangma (8027 m), të 13-ën nga 14 majat më të larta në botë, duke mbetur vetëm një hap larg përmbushjes së sfidës madhore të ngjitjes së 14 majave të Himalajave. Takimi mes tyre sipas njoftimit do të nisë në orën 13:00, raporton Klankosova.tv.