Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri Çeku: Deklarata e Rohdes ishte veprim i ngutshëm, restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës duhet të vazhdojë (VIDEO)

NULL NULL
01.06.2022 17:03

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket vazhdimit ose jo të restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, politikanit nga Kosova.

Ai, në emisionin Monokël, të gazetares Alisa Braho, ka dhënë një vlerësim për deklaratën e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku e kishte quajtur Devën kolaboracionist nazist.

“…Ishte një veprim i ngutshëm dhe nuk besoj që ka ndonjë arsye për të mos vazhduar restaurimi i asaj shtëpie. Ne jemi shumë të interesuar që ta mbrojmë dëshminë e së kaluarës, që ta konservojmë artefaktin dhe t’ia vendosim në dispozicion komunitetit”, është shprehur Çeku, transmeton Klan Kosova.

“Pra, kjo është formula! Përtej kësaj interpretimet historike janë domen i një grupi tjetër të profesionistëve, të cilët do ta bëjnë atë debat. Por, nuk është pjesë e detyrës apo e mandatit të Ministrisë së Kulturës e as të Ministrit të Kulturës…”.

E ndërsa u pyet për një ‘patate tjetër’ të nxehtë sikurse është çështja e Manastirit të Deçanit, ministri Çeku nuk doli nga linja zyrtare e ndjekur dhe nga vetë kryeministri Albin Kurti.

Emisioni i plotë:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.