Ministrat e jashtëm të BE-së do të mbajnë takim urgjent për situatën në Izrael NULL NULL 09.10.2023 13:08 09.10.2023 13:08 Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen në një takim urgjent të martën për të diskutuar situatën në Izrael dhe në rajon. Kështu tha kryediplomati i BE-së Josep Borrell në një postim në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Ata do të takohen për të shqyrtuar përgjigjet dhe hapat e ardhshëm për BE-në, duke përfshirë rishikimin e aspekteve të ndihmës për zhvillim. Komisioni i BE-së tha gjithashtu të hënën se po shqyrton pasojat për ndihmën e tij zhvillimore.