Minatorët e ‘ngujuar’ në minierën e arit në Afrikën e Jugut mund të mbesin pa ujë dhe ushqim NULL NULL 15.11.2024 16:38 15.11.2024 16:38 Foto nga BBC Dhjetëra vullnetarë kanë hyrë në një minierë ari të braktisur në Afrikën e Jugut për të ndihmuar mijëra minatorë të paligjshëm që gjenden nën tokë tash e një muaj. Për shkak se minatorët hynë në bosht në Stilfontein qëllimisht, të dëshpëruar për të tërhequr mbetjet e arit ose mineraleve, autoritetet kanë marrë një qëndrim të ashpër, duke bllokuar furnizimet me ushqim dhe ujë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Më herët gjatë javës, një ministër i qeverisë tha: “Ne do t’i tymosim”. Minatorët kanë refuzuar të bashkëpunojnë me autoritetet pasi disa janë emigrantë pa dokumente dhe kanë frikë se do të dëbohen ose arrestohen.