Militao dhe Mbappe ia sjellin fitoren Realit NULL NULL 20.09.2025 18:13 20.09.2025 18:13 Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Espanyolit me rezultat 2:0 në xhiron e La Ligës. Eder Militao shënoi gol monstruoz nga distance në minutën e 22-të. Ndërkaq, Kylian Mbappe shënoi golin e dytë në minutën e 47-të. Nga pesë javë Reali ka marrë pesë fitore dhe mban vendin e parë në tabelë.