Miliona euro për monumentet që s’po i sheh askush NULL NULL 05.02.2016 10:12 05.02.2016 10:12 Organizata jo-qeveritare “Ec ma ndryshe”, ka vlerësuar se në Kosovë janë bërë miliona investime në restaurimin e intervenimet në monumentet e tragjëgiimisë kulturore në Prizren, dhe prapë se prapë këto vende mbetën të mbyllura për publikun. Në analizën e kësaj organizate “Milionat e shpenzuara për monumentet e mbyllura”, vlerësohet se gjatë 10 viteve të fundit të gjitha investimet në monumentet e trashëgimisë kulturore në Prizren kanë prodhuar realitetin e “dyerve të mbyllura” me zero efekt ekonomik dhe pa asnjë dobi konkretë për komunitetin. “Komuniteti ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prizrenit, në dekadën e fundit kanë shpenzuar afër 3 milionë euro në projektet restauruese në këto monumente. Në bazë të monitorimit të aktiviteteve në këto monumente del se shumica e tyre i kanë dyert e mbyllura për publikun, apo nuk janë duke u shfrytëzuar për destinimin e caktuar sipas fondeve të ndara për intervenime. Shprehur në shifra dyert e këtyre monumenteve në total kanë qenë të mbyllura prej 300 deri në 350 muaj”, thuhet në këtë analizë. Kjo organizatë rekomandon që donatorët para se të dhurojnë fondet për restaurime e intervenime, duhet të kushtëzojnë mbështetjen e projekteve restauruese-konservuese me ekzistimin e planeve të menaxhimit për monumentet e trashëgimisë kulturore.