Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milani shpëton “me fytyrë” ndaj Fiorentinas

NULL NULL
05.04.2025 22:51

Milani ka barazuar 2-2 me Fiorentinan, ndonëse nuk e nisi aspak mirë ndeshjen e xhiros së 31-të.

Në minutën e 7-të të takimit Thiaë shënoi autogol, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, Kean e dyfishoi epërsinë ndaj Milanit.

Në pjesën e parë u shënua edhe një gol, ku Abraham ngushtoi epërsinë në minutën e 23-të të ballafaqimit, njofton Klankosova.tv.

Kurse në pjesën dytë, Joviq barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 64-të të ndeshjes.

Fiorentina shënoi edhe një herë në minutën e 89-të të takimit, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë barazim, Fiorentina gjendet në vendin e tetë me 52 pikë, kurse Milani në të nëntin me 48 sosh.

 

lajme të ngjashme