Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milani po e do me ngulm Ardon Jasharin – sot pritet të merret vendimi

NULL NULL
13.06.2025 10:06
Ardon Jashari në fanellën e Club Brugge. Foto: Getty Images

Milani i është vënë pas Ardon Jasharit. Këtë e ka zbuluar gazetari italian Michele Criscitiello i medias “Sportitalia”, përmes një postimi në X.

Sipas asaj që u raportua, drejtori i ri sportiv i AC Milanit, Igli Tare, do të jetë i gatshëm të forcojë mesfushën e Massimiliano Allegrit dhe, në veçanti, do të dëshironte të nënshkruante me lojtarin zviceran me prejardhje nga Kosova, nga ekipi Club Brugge, transmeton Klankosova.tv.

Sipas asaj që u raportua dje, të premten pritet një takim vendimtar mes Milanit dhe klubit belg. Për momentin, duket se ka një boshllëk prej 5 milionë eurove mes ofertës dhe çmimit të lojtarit.

Lajmi se Milani po e kërkon me ngulm Jasharin u raportua edhe nga gazetari tjetër Matteo Moretto, i cili sqaroi se edhe Juventusi po e dëshiron të njëjtin.

Futbollisti i Club Brugge, Ardon Jashari, ka shkëlqyer këtë edicion në ligën belge të futbollit.

Sipas raportimeve të mediave atje, Jashari është futbollisti më i shtrenjtë në Jupiler Pro League.

Analiza e faqes Transfermarkt, thotë se vlera marramendëse e 22-vjeçarit aktualisht është 32 milionë euro.

Kjo faqe i ka analizuar gjithsejtë 436 futbollistë nga kjo ligë.

Fillimisht vlera e mesfushorit kishte qenë 7 milionë euro, më pas u ngrit në 25 milionë, dhe në një tjetër përditësim të shpejtë arriti shifrën historike prej 32 milionë eurosh, transmeton Klankosova.tv.

Ky sukses jep shenjë për të se mund të jetë një nga emrat më premtues të futbollit evropian.

Në adresë të tij veçse kanë filluar të vijnë ofertat nga ligat më prestigjioze. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.