Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milani i egër në pjesën e dytë, përmbys gjithçka

NULL NULL
08.03.2025 20:03

Milani e ka mundur Leccen e Ylber Ramadanit me rezultat 2:3 ndonëse pjesën e parë po humbte 2:0.

Kuqezinjve iu anuluan fillimisht dy gola, ai i Santi Gimenezit, 1’, dhe i Matteo Gabbias, 15’.

Ndërkaq, Lecce arriti avantazh të dyfishtë falë dygolëshit të Nikolo Kërstoviqit në minutat 7’ dhe 15’.

Kuqezinjtë i ktheu në lojë autogoli i Antonino Gallos në minutën e 68-të.

Christian Pulisic shënoi golin e barazimit nga penaltia, 73’, dhe pastaj atë të fitores në të 81-tën.

Me këtë fitore Milani arrin 44 pikë në vendin e tetë, ndërsa Lecce zë të 16-tin me 25 sosh.

lajme të ngjashme