Milani dështon sërish, ndalet edhe te Atalanta NULL NULL 28.10.2025 22:54 28.10.2025 22:54 Milani nuk ka arritur të fitojë në transfertë te Atalanta, pas barazimit 1-1. Samuel Ricci shënoi për avantazhin e Kuqezinjve në minutën e katërt. Ademola Lookman realizoi golin e barazimit në minutën e 15-të. Me tri barazime në katër ndeshjet e fundit, Milani rri i treti me 18 pikë, tri më pak se Napoli në të parin.