Mike Dean largohet nga produksioni i albumit të Kanye West-it NULL NULL 15.08.2021 14:16 15.08.2021 14:16 Producenti Mike Dean raportohet të jetë larguar nga projekti lodhës i albumit të ri të Kanye West-it, “Donda”. Dean i ka bërë disa postime në Twitter ku nënkuptohet se ka hequr dorë nga ky bashkëpunim me reperin amerikan. “Sa mirë të jesh në shtëpi”, shkruan Dean. “Futja”, është një tjetër postim i tij në llogarinë e tij në Twitter, teksa një personi i kishte replikuar se situata qe bërë toksike, duke aluduar në albumin e tij.