Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miguel flet për ringjalljen e Sure Thing

NULL NULL
06.03.2023 19:40

R&B artisti Miguel ka folur për hitin e tij, “Sure Thing” i cili daton më 2011, mirëpo TikToku ia ka kthyer sërish famën.

Kënga e tij deri tash është përdorur në mbi katër milionë video në TikTok, duke e bërë që të kthehet në toplistat e mëdha si ajo te Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Sue Thing” ka qenë njëra prej këngëve që gjithmonë e kam ndier se ka diçka të veçantë”, ka thënë Miguel për NME-në.

“Isha një artist që po luftonte në Los Angeles, që s’fitonte para por që tentonte t’ia dilte ashtu si mundte. Të shkruarit ishte diçka që ma mundësonte të hyja në dhoma dhe të filloja të shkruaja për artistë, mirëpo nuk kisha ndonjë vendosje reale gjatë asaj kohe”.

lajme të ngjashme