Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Migrena mund të bëjë që t’iu lotojnë sytë

NULL NULL
13.12.2022 13:59

Migrena mund të shkaktojë lotim të syve, kjo për shkak të efektit të migrenës në nerva që ndikojnë në sy.

Migrena është një çrregullim parësor i dhimbjes së kokës, i njohur për “sulmet” ose episodet e përsëritura.

Kjo përfshinë nga dhimbjet e lehta deri të tilla të forta që prekin njërën anë të kokës.

Sytë e përlotur nuk janë një simptomë kryesore e migrenës, por shumë njerëz e përjetojnë këtë.

Lotët shkaktohen edhe nga dhimbja e madhe e kokës, shkruan Healthline, transmeton Klankosova.tv.

“Ekziston gjithashtu një lidhje midis migrenës dhe sindromës së syrit të thatë, i cili mund të shkaktojë lotim të syve. Por, mund të ketë shkaqe të tjera të lotimit të syve me dhimbje koke”, thonë ekspertët shëndetësor.

Simptomat e tilla zgjasin zakonisht më pas se një orë, por në raste të rralla mund të zgjasë edhe më shumë.

“Simptomat e syrit zakonisht zgjasin më pak se 1 orë. Por për rreth 1 në 5 persona, ato mund të zgjasin edhe më shumë se një orë. Ata gjithashtu priren të prekin njërin sy dhe të zhvillohen në të njëjtën anë si dhimbja e kokës”, thanë tutje ata.

lajme të ngjashme