Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miftaraj nga IKD: Sot llogari duhet kërkuar shefave të policisë dhe kryeprokurorëve

NULL NULL
05.08.2023 12:48
Ehat Miftaraj
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Mifataraj, lë përgjegjësinë tek drejtuesit e institucioneve të sigurisë për tragjedinë e mbrëmshme në kryeqytet.

“Përgjegjësia pse ndodhin raste si mbrëmë në Bon Vivant është e ditur. Këto vrasje janë të parandalueshme, nëse policia dhe prokuroria nuk i mbyllin sytë ndaj tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk mund të angazhohet policia për kontrolle në secilën kafiteri.

“Sot llogari duhet kërkuar shefave të policisë dhe kryeprokuroreve”.

Ai thekson se ky rast nuk mund të mbulohet me komunikata me shkrim apo me dalje nëpër konferenca.

 

lajme të ngjashme