Michelle Obama repere (VIDEO) NULL NULL 11.12.2015 11:30 11.12.2015 11:30 Zonja e parë e ShBA-së, Michelle Obama, ka filmuar një video në Shtëpinë e Bardhë ku shihet duke kënduar rap. Këtë gjë e ka bërë në kuadër të kampanjës për t’i inspiruar të rinjt që të shkojnë në kolegj, transmeton Klan Kosova. Michelle Obama në video shihet përkrah komedianit Jay Pharoad duke kënduar, vallëzuar e duke bërë sjellje tipike të një rap artisti. Kampanja e zonjës së parë quhet “Better Make Room”, dhe etiketon nxënësit e moshës 14 deri në 19 vjeçar. Ajo dëshiron që t’i inspiroj këta të rinj që të mos heqin dorë nga shkolla, e shpeshëherë këtë gjë e bënë duke marrë parasysh vetveten pasi që ajo është rritur në një familje të klasës punëtore. Obama nëpër fjalimet e saj i kishte treguar të rinjve se sa shumë ka punuar që të marr një diplomë nga Princeton dhe Harvard. “Unë dua t’i nderoj dhe ti fuqizoj të rinjtë që punojnë shumë në përndjekje të ëndrrave të tyre, dhe këtë gjë dua ta bëjë në një mënyrë atraktive”, ishte shprehur Obama gjatë një fjalimi. Kurse producenti i kësaj video, Sam Reich, është shprehur se ajo ka shumë talent në të kënduarit rap. “Mendoj që gjithë vendi pajtohet me mua kur them se zonja Obama duhet ta lansojë një album”, u shpreh Reich.