Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Michael Phelps vs. Vetvetja

NULL NULL
11.08.2016 09:49
Siç shkruan prestigjiozja The New York Times, amerikani të vetmin kundërshtar e ka vetveten. Ai ka tejkaluar veten vit pas viti, olimpiadë pas olimpiade, njofton Klan Kosova.

Në vitin 200, Michael Phelps, kishte udhëtuar për në Sydney të Australisë për të notuar për herë të parë në Lojërat Olimpike. Ai kishte përfunduar i pesti në 200 metra flutur. Por, Phelps atëherë ishte vetëm 15 vjeçar, shkruan Klan Kosova.

Tani 31 vjeçar, Phelps varë rreth qafës së tij 23 medalje olimpike, është njeriu që ka marrë pjesë në Olimpiadë më shumë se kushdo tjetër në histori të këtyre garave – dhe të gjitha këto nëse nuk përfshihet olimpiada e sivjetme në Rio; nëse i përfshimë edhe paraqitjet në Rio dhe tri të artat e fituara këtë Olimpiadë, asnjë atletë tjetër as nuk mund t’i afrohet.

Nëse duam të dimë se a është Phelps atleti ose olimpisti më i mirë i të gjitha kohërave, këtu mund të ketë pak debat, por në çështjen se kush është notari më i mirë i të gjitha kohërave, Phelps ka mbetur i vetëm.

Siç shkruan prestigjiozja The New York Times, amerikani të vetmin kundërshtar e ka vetveten. Ai ka tejkaluar veten vit pas viti, olimpiadë pas olimpiade, njofton Klan Kosova.

Lojërat në Rio janë të pestat olimpike në karrierën e tij. Duke i dominuar të gjitha garat prej vitesh, përfshirë edhe këto garat e fituar në Rio, Phelps është i pakonkurrencë dhe askush nuk është as i krahasueshëm me të – përpos vetës së tij, ndër vite.

klankosova.tv

 

 

lajme të ngjashme