Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Metoda shkencore është mit

NULL NULL
21.01.2016 09:22
Profesori i fizikës në universitetin e Wisconsin në SHBA, Daniel P. Thurs,  e quan metodën shkencore një mungesë imagjinate dhe një gabim të madh në fushën e njohjes. Në një artikull në revistën prestigjioze “Discover magazine”, ai kritikon ashpër mitizimin e metodës shkencore. “Ndoshta është më mirë të merrni lajmin e keq në fillim, – thotë ai. – E ashtuquajtura metodë shkencore është një mit”.

Kjo nuk do të thotë që shkencëtarët bëjnë gjëra që nuk mund të përshkruhen ose që nuk janë unike në fushën e tyre të studimit. Por të ngjeshësh një tërësi praktikash të ndryshme që shtrihen nga antropologjia kulturore, paleobotanika, dhe fizika teorike, në një grusht hapash, është një shtrembërim i pashmangshëm dhe, të jem më i drejtpërdrejtë, shfaq një varfëri serioze të imagjinatës.

Versionet e manualëve të xhepit, që mësohen lehtë, të metodës shkencore, zakonisht e reduktohen në mendim kritik, kontroll faktesh ose lënie “natyrës të flasë vetë”, asnjëra prej të cilave nuk është ndonjë gjë shkencërisht unike.

Nëse formulime tipike do të ishin të sakta, vendi i vetëm ku do të zhvillohej shkencë do të ishin klasat e shkollave. Gërvisht sipërfaqen e metodës shkencore dhe rrëmuja del jashtë. Edhe versionet më të thjeshta luhaten nga 3 në 11 hapa. Disa fillojnë me hipoteza, disa me vëzhgime. Disa përfshijnë imagjinatën. Të tjerë kufizohen te faktet.

Kërko një recetë të thjeshtë lineare dhe kështu nis argëtimi. Një faqe në internet e quajtur Understading Science [Të kuptosh shkencën] e shfaq metodën shkencore në mënyrë “bashkëvepruese” që fillimisht duket e njohur. Në të ka rrathë të emërtuar “Eksplorim dhe zbulim” dhe “Ide testuese”. Por ka dhe emra të tjerë: “Përfitime dhe rezultate” dhe “Analizë komuniteti dhe reagime”, të dyja të rralla në botën e metodës shkencore.

Për t’i ngatërruar gjërat, shigjetat drejtohen në të gjitha anët. Kur vendos kursorin mbi secilin rreth kjo çon në faqe me kategori të shumëfishta dhe të tjera shigjeta shtesë. Domethënës është dhe fakti ku shfaqen zakonisht metodat shkencore dhe novatore. Një metodë gjerësisht e pranuar thuajse nuk i kushtohet vëmendje në artikujt shkencorë ose trajnimet shkencore.

Sa më shumë “i brendshëm” një diskutim – që do të thotë, sa më i izoluar nga bota jo shkencore – aq më të shumta janë gjasat që të përfshihen procedura, protokolle, ose teknika me interes për kolegët e ngushtë. Ndërkohë, nocioni i një metode shkencore shumë abstrakte ka thithur diskutimin publik shkencor në orbitën e vet, si një gropë e zezë retorike.

Mësuesit, shkencëtarët, reklamuesit, popullarizuesit, dhe gazetarët janë tërhequr prej saj. Inovacioni i saj është bërë rutinë në debate për tema që tërheqin vëmendjen, nga ngrohja globale te dizajni inteligjent. Formulimet standarde të metodës shkencore janë të rëndësishme vetëm nëse jo shkencëtarët besojnë në to.

Nga Daniel Thurs

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

http://www.mapo.al/2016/01/metoda-shkencore-eshte-mit

lajme të ngjashme