Meta uron Teutën për fitoren: Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm NULL NULL 02.08.2020 23:59 02.08.2020 23:59 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar skuadrën e Teutës për fitoren me Tiranën, 2 me 0. “Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm dhe sa më shumë suksese të tjera në gjurmët e legjendave të paharruara të ekipit durrsak dhe atij Kombëtar të cilët na kanë bërë krenar ndër vite”, ka shkruar Meta Postimi i plotë: “Urime KF Teuta për fitoren e Kupës së Shqipërisë! Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm dhe sa më shumë suksese të tjera në gjurmët e legjendave të paharruara të ekipit durrsak dhe atij Kombëtar të cilët na kanë bërë krenar ndër vite, si i madhi dhe i papërsëritshmi, Niko Dovana, Filip Xhai, vëllezërit Shyqyri e Haxhi Ballgjini, Petraq Ikonomi, Artur Lekbello, Xhevair Kapllani, Maksut Leshteni, Fatmir Hima e shumë e shumë yjeve të tjerë”./tch/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025