Meta në ditën e fundit si President: Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm NULL NULL 24.07.2022 09:22 24.07.2022 09:22 Presidenti në ikje i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm, të shërbente në pesë vitet e fundit si President. “Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare”, ka shkruar Meta në një postim në Facebook, duke bashkangjitur një fotografi së bashku me djalin dhe dy vajzat e tij. “Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, përfundoi ai, transmeton Klankosova.tv. Meta sot përfundon mandatin pesë-vjeçar, ndërsa pasuesi i tij, Bajram Begaj, sot do të betohet si president i Shqipërisë, në ora 18:00. Sot Bajram Begaj betohet si president i 8-të i Shqipërisë