Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Meta dekoron 3 dëshmorë “të luftës së shenjtë” të UÇK-së (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 13.07.2022 20:50

Shefi i shtetit shqiptar, Ilir Meta, ka ndarë të mërkurën dekoratë të artë të Shqiponjës për tri familje kosovare, bijtë e të cilave kanë rënë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.

Kjo ceremoni e nderimit u bë para shumë anëtarëve të këtyre tri familjeve pejane në pallatin presidencial në Tiranë, si për familjen Bojku, Gjikolli e Kelmendi, që të tria nga qyteti i Pejës.

Në emër të familjes Bojku dhe në nderim të dëshmorit Shpetim Bojku, i cili ra heroikisht në betejën e Koshares, dekoratën e ka pranuar babai i tij, Idriz Bojku.

Ndarja e dekoratave nga presidenti Meta vjen pak ditë para dorëzimit të detyrës, që do të kulmojë me një vizitë në Kosovë, në fillim të javës tjetër.

lajme të ngjashme