Messi “pushtohet” nga fansat, porsa del nga një restorant në Argjentinë (VIDEO) NULL NULL 21.03.2023 15:56 21.03.2023 15:56 Qindra tifozë të Argjentinës shkuan nëpër rrugët e Buenos Aires vetëm për të parë futbollistin e famshëm, Lionel Messi. Ylli i Paris Saint-Germain është kthyer në Argjentinë, përpara një miqësore ndërkombëtare kundër Panamasë, dhe sapo u përhap lajmi se ai ishte me familjen e tij në restorantin Don Julio në Palermo, Messi u prit me një turmë masive njerëzish, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv. Në videot amatore, Messi u pa se kishte nevojë për shoqërimin e policisë për të dalë nga ndërtesa pak para orës 2 të mëngjesit, ku njerëzit bërtisnin dhe dëshironin me ngulm të bënin foto me yllin e futbollit. Pavarësisht numrit dërmues të njerëzve që kishin dalë të prisnin, Messi dukej shumë i lumtur, teksa kalonte nëpër turmën e njerëzve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025