Messi dhe Ronaldo mund të përballen më së hershmi në këtë fazë gjatë Botërorit… NULL NULL 06.12.2025 16:46 06.12.2025 16:46 Dje u hodh shorti i grupeve për Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë. Dyshja legjendare, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, do të kenë “një vallëzim të fundit” në Botërore me kombëtaret e tyre, Argjentinën dhe Portugalinë. Përderisa, Argjentina e Messit është pozicionuar në Grupin J, ndërsa Portugalia e Ronaldos në Grupin K, rruga e shortit i vendos dy gjigantët në të njëjtën anë të krahut të turneut. Kjo e bën një duel mes tyre jo të mundshëm më herët. Ata do të mund të përballen në çerekfinale në rast se kombëtaret e tyre kualifikohen tutje. Përballja do të ishte historike: dy ikonat më të mëdha të dekadës së fundit në futboll, ndoshta në Botërorin e fundit të secilit, përballë njëri-tjetrit në fazën më të nxehtë të turneut.