Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mësoni nga William Shakespeare

NULL NULL
19.02.2016 09:14

William Shakespeare gjatë jetës ka lënë shumë fraza interesante që mund të jenë edhe pjesë e jetës tuaj.

Lexoni disa nga to më poshtë:

Kam mësuar që të rritesh nuk do të thotë të festosh përvjetorët.

Që heshtja është përgjigja e duhur kur dëgjohet një idiotësi.

Që të punosh nuk do të thotë vetëm të fitosh para.

Që miqtë fitohen duke treguar se cilët jemi realisht.

Që miqtë e vërtetë qëndrojnë me ne deri në fund.

Që gjërat e këqija shpesh fshihen pas një pamje të parë të mirë.

Që natyra është gjëja më e bukur e kësaj jete.

Që kur mendoj se di gjithçka, ende nuk di asgjë.

Që një ditë e vetme mund të jetë më e rëndësishme se shumë vite.

Që mund të bisedosh me yjet.

Që mund t’i rrëfehesh hënës.

Që mund të udhëtosh në pafundësi.

Që është e shëndetshme të dëgjosh fjalë të mira.

Që është e nevojshme të ëndërrosh.

Që mund te jesh fëmijë gjatë gjithë jetës.

Që qenia jonë është e lirë.

Që Zoti nuk të ndalon të bësh diçka në emër të dashurisë.

Që të vetëgjykohemi nuk është dhe aq e rëndësishme, kur në të vërtet ajo që ka rëndësi është paqja shpirtërore.

E më në fund kam kuptuar që nuk mund të vdesësh për të mësuar të jetosh…!

lajme të ngjashme