Mësohet se si Ozzy i kaloi momentet e fundit para vdekjes NULL NULL 23.07.2025 21:29 23.07.2025 21:29 Rock legjenda, Ozzy Osbourne vdiq në moshën 76-vjeçare në rezidencën e tij në Buckinghamshire, i rrethuar nga familja e tij. Një ambulancë ajrore u dërgua me urgjencë, por pavarësisht përpjekjeve dyorëshe të mjekëve, ai nuk mundi të shpëtohej. Bashkëshortja e tij Sharon ishte pranë tij deri në momentet e fundit, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv Ozzy, i njohur si “Princi i Errësirës”, vuante nga probleme serioze shëndetësore dhe Parkinsoni që nga viti 2019. Ai u ngjit për herë të fundit në skenë më 5 korrik për një koncert lamtumire me Black Sabbath në Birmingham. Karriera e tij gjashtëdekadëshe u shënua nga suksese të jashtëzakonshme, skandale dhe dashuri e pafund nga fansat. Familja Osbourne ka kërkuar privatësi ndërsa homazhet nga bota e muzikës dhe fansat nuk kanë të ndalur.