Mesjava sjellë ndeshjet e Kupës së Kosovës në futboll e basketboll NULL NULL 03.12.2024 12:42 03.12.2024 12:42 E mërkurë fantastike sportive në Art Motion! Kupa e Kosovës në futboll, sikurse edhe ajo në basketboll, fillojnë nga kjo ditë rrugëtimin në edicionin 2024/25. Federata e Basketbollit të Kosovës, sivjet e ka ndryshuar formatin, andaj duelet çerekfinale, tani e tutje do të zhvillohen me dy ballafaqime, vajtje-ardhje, raporton Klankosova.tv. Gjithçka fillon me dy duele fantastike. Peja është nikoqire e Sigal Prishtinës, kurse Vëllaznimi në Gjakovë e pret Golden Eagle Yllin. Ndeshjet e para të këtij turneu, fillojnë në terminin e njejtë, në orën 19:00. Klasikja e basketbollit kosovar ndërmjet pjenëve dhe kryeqytetasëve transmetohet direkt në kanalin Sport 1 në Art Motion, në komentim të Agon Fehmiut. Ndërkohë përballja dukagjinase, mes “Kuq e Zinjëve” dhe “Xhebrailave”, shfaqet në kanalin Sport 2, me komentim nga Arbon Flugaj. Edhe të enjten në kalendar janë dy duele, njofton Klankosova.tv. Proton Cable Prizreni e pret kampionen aktuale, Trepçën, kurse Bora është nikoqire e Bashkimit. Kupa e Kosovës në basketboll transmetohet ekskluzivisht në Art Motion Rrugëtimin e vetë e nis edhe Kupa e Kosovës në futboll. Gjilani – Liria është njëra nga ndeshjet kryesore të fazës së parë, derisa vëmendje të madhe ka zgjuar edhe përballja ndërmjet Flamurtarit dhe Llapit. Për ta filluar tentimin që ta mbrojë trofeun e fituar edicionin e kaluar, Ballkani shkon te Rilindja 1974, kurse skuadra që suharekasit e mmposhtën në finale, Prishtina, sfidohet nga Top Futbolli. Të gjitha ndeshjet e Kupës së Kosovës fillojnë në orën 12:00!