Mësimi i diasporës: I pritën 50 fëmijë mërgate, u erdhën 5 (VIDEO) NULL NULL 22.07.2023 20:42 22.07.2023 20:42 Plani i komunës së Kaçanikut për mësimin me fëmijët e mërgimtarëve në shkollën e Kovaçevcit gjatë verës, ka dështuar si pasojë e mungesës së lajmërimit të të interesuarve për pjesëmarrje. Deri në 50 sa ishin planifikuar të marrin pjesë, janë lajmëruar më pak se 5 mërgimtarë që t’i sjellin fëmijët e tyre në këtë projekt, raporton Klan Kosova. Kjo sipas organizatorëve ka qenë e papritur meqë të gjitha përgatitjet ishin bërë, derisa disa bashkatdhetarë thonë se shkak i dështimit ka mundur të jetë mungesa e informimit. Deri në vitin tjetër, nga shkolla do kujdesen për sensibilizim e informim, në mënyrë që programi të realizohet në tjetrën verë. Kronikë e përgatitur nga gazetarja Qëndresa Bellagoshi