Mësimdhënësit i besojnë Hamzës – Krasniqi: Ai e mban fjalën! (VIDEO) NULL NULL 01.02.2025 17:20 01.02.2025 17:20 I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar mbështetjen e madhe të mësimdhënësve për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një tubimi madhështor në Prizren. Në vazhdën e videoparaqitjeve nga takimet elektorale, ai ka deklaruar se besimi i mësimdhënësve te Bedri Hamza është i palëkundur, sepse ai ka një zotim të qartë për ta. “Këto duartrokitje janë të vërteta sepse vijnë nga zemra. Janë nga zemra sepse këta mësimdhënës besojnë dhe e dinë se Bedri Hamza do t’ua rrisë pagat për 50 për qind. Bedri Hamza e mban fjalën,” ka thënë Krasniqi. PDK ka premtuar rritje të ndjeshme të pagave për sektorin e arsimit, duke e vendosur mbështetjen për mësimdhënësit si një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme. Në linkun e mëposhtëm ndiqeni deklaratën e Krasniqit: https://www.facebook.com/reel/1234686228304745