Mesfushori spanjoll: Kundërshtari shumë i vështirë, por u lodhën shumë gjatë pjesës së parë NULL NULL 31.03.2021 23:06 31.03.2021 23:06 Mesfushori i Kombëtares së Spanjës Dani Olmo pas ndeshjes është prononcuar për media. Golashënuesi në këtë mbrëmjë, foli për ndeshjen kundër Kosovës. Olmo tha se Kosova ishte kundërshtare shumë e vështirë, por ata u lodhën shumë gjatë pjesës së parë. “Pasi shënuam golin e parë ishte ndeshja më e lehtë, kishim shumë raste dhe ishim më të rehatshëm në pjesën e dytë”. “Kundërshtari ishte shumë i mirë, shënuan një gol shumë të mirë dhe mbyllen mirë hapësirat. Por, mendoj se u lodhën shumë në pjesën e parë”. Ai u pyet nga gazetarët se cili është qëllimi i Spanjës? “Normalisht ne kërkojmë që të kualifikohemi dhe të fitojmë ndeshjet e tjera”, përfundoi Olmo/RTKLIVE.