Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mesazhi racist, që shokoi SHBA-të

NULL NULL
22.08.2016 19:36

Një komunitet në Virgjinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është revoltuar shumë, pasi një kameriere latine, ka marrë një mesazh racist gjatë javës së kaluar.

Sadie Elledge, 18 vjeçare, ka thënë se menjëherë ka filluar të ndjehet jo rehat kur një çift amerikan, kishte hyrë në restorantin “Jess’Lunch” në Harrisonburg, gjatë javës së kaluar.

“Ata nuk më flisni. Vetëm i tundnin kokat”, ka thënë Elledge për CNN, transmeton Klan Kosova. Pasi ajo i kishte shërbyer me porosinë, ata kishin ikur nga restoranti dhe kishin lënë pagesën.

Elledge nuk ishte habitu që ata të dy s’i kishin lënë bakshish, kjo i ndodh nganjëherë. Mirëpo janë pesë fjalët që ata kishin shkruar në faturë, ato që e kanë habitur më shumë.

“Ne i shpërblejmë vetëm shtetasit amerikanë”.

Elledge është nga Hondurasi por me prejardhje meksikane, mirëpo ajo ka lindur në SHBA.

“Nuk ka rëndësi a jam hispanike apo amerikane, sido që ta quani. Jam një njeri, dhe duhet të më trajtoni me respekt”, ka thënë ajo.

Jess’Lunch, është një vend i famshëm për banorët e Harrisonburgut. Pronarja Angeliki Floros, një imigrante po ashtu, ka thënë se e ka shqetësuar shumë kjo që ka ndodhur.

lajme të ngjashme