Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mesazhet raciste ndaj Kosovës, Serbia gjobitet me 14 mijë euro nga UEFA

NULL NULL
19.06.2024 21:43
Mesazhet raciste të tifozëve serbë gjatë ndeshjes kundër Anglisë
Mesazhet raciste të tifozëve serbë gjatë ndeshjes kundër Anglisë

Federata Serbe e Futbollit është gjobitur më 14 mijë e 500 euro nga UEFA pas ankesës së bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

FFK-ja u ankua në UEFA pasi tifozët serbë, gjatë ndeshjes kundër Anglisë, shfaqën hartën e Kosovës me flamur serb brenda saj, ku për këtë Federata Serbe e Futbollit u gjobit me 10 mijë euro, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, me 4 mijë e 500 euro serbët u gjobitën për hedhjen e objekteve në fushën e lojës.

Bëhet e ditur se hetimi i UEFA-s mbi akuzat për thirrje raciste ndaj lojtarëve të Anglisë gjatë ndeshjes së grupit C ende nuk është hapur.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.