Mesazhet që fëmijët i përçojnë përmes vizatimit (VIDEO) NULL NULL 12.02.2022 11:09 12.02.2022 11:09 Sot në emisionin “Familja Ime” është diskutuar për rëndësinë e artit te fëmijët. Një rëndësi të veçantë kësaj fushe i kushtojnë edhe kopshtet, ku nëpërmjet artit fëmijët zhvillojnë imagjinatën dhe kreativitetin. Përmes punimeve të tyre ata mund të shprehin emocionet të cilat shpeshherë nuk janë në gjendje për t’i thënë me fjalë. Kjo është pikërisht arsyeja pse duhet t’i kushtojmë rëndësi ngjyrave të cilat fëmijët i përdorin në punime dhe formave që ata paraqesin, sipas psikologes Bardha Çollaku. Kronikë nga Majlinda Llapashtica