Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Merz për telefonatën me Trump: Ishte e mirë dhe konfidenciale

NULL NULL
21.11.2025 23:49

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz folën sot në telefon rreth planit të paqes së ShBA-së për Ukrainën. 

Merz e përshkroi bisedën e tyre si “të mirë dhe konfidenciale”.

“Ne kemi rënë dakord për hapat e mëtejshëm në nivel këshilltarësh. Tani do t’i informoj partnerët evropianë”, shtoi ai.

Kjo vjen pas raportimeve se Ukraina dhe Gjermania janë midis katër vendeve që po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit 28-pikësh.

Sky News kupton nga burime të BE-së se Trump dhe Volodymyr Zelensky do të zhvillojnë një telefonatë javën e ardhshme për të diskutuar planin e propozuar. /Klankosova.tv 

lajme të ngjashme