Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Merz e uron në shqip Ramën për fitore në zgjedhjet e 11 majit

NULL NULL
15.05.2025 12:29
Kancelari gjerman, Friedrich Merz

Në mesin e shumë urimeve që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mori për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, erdhi edhe ai i kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz.

Përmes një postimi në “X”, Merz e uroi Ramën edhe në shqip duke shkruar: “Shumë urime”.

“Urime Edi Rama, për rizgjedhjen në Shqipëri. Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe takimin tonë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, të premten”, përfundoi kancelari i Gjermanisë.

Këtë postim, Rama e rishpërndau dhe e falënderoi Merzin për urimin, njofton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme