Merret vendimi, NATO rrit shpenzimet dhe premton mbrojtje të fortë NULL NULL 25.06.2025 14:48 25.06.2025 14:48 Udhëheqësit e NATO-s kanë rënë dakord të mërkurën për një rritje masive të shpenzimeve të mbrojtjes pas presionit nga Donald Trump dhe shprehën “angazhimin e tyre të palëkundur” për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit nëse sulmohen. 32 udhëheqësit miratuan një deklaratë përfundimtare të samitit ku thuhej: “Aleatët angazhohen të investojnë 5 për qind të PBB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes, si dhe në shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035 për të siguruar detyrimet tona individuale dhe kolektive”. Spanja kishte njoftuar zyrtarisht se nuk mund ta përmbushë objektivin dhe të tjerët kanë shprehur rezerva, por premtimi i investimeve përfshin një rishikim të shpenzimeve në vitin 2029 për të monitoruar progresin dhe për të rivlerësuar kërcënimin e sigurisë që paraqet Rusia, transmeton Klankosova.tv. Udhëheqësit gjithashtu nënvizuan “angazhimin e tyre të palëkundur” ndaj garancisë kolektive të sigurisë së NATO-s – “se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.