Merr flakë një banesë në Fier NULL NULL 22.04.2025 09:56 22.04.2025 09:56 Një apartament në katin e shtatë të një pallati shumëkatësh, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “ 29 Nëntori” në Fier. Fqinjët kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por rruga e ngushtë ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Të zotët e shtëpisë 30 minuta para se të përfshihej nga flakët ishin larguar nga banesa, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv. Para se të niseshin për në punë ata dyshohet se kanë harruar sobën ndezur. Sakaq nga zjarri rezulton se janë djegur orenditë e sallonit.