Merr flakë depoja e naftës në Rusi, dyshohet për sulm me dron NULL NULL 18.06.2024 12:58 18.06.2024 12:58 Zjarri në qytetin e Azov, pranë kufirit me Ukrainën, thuhet se është shkaktuar nga një sulm me dron. Sipas guvernatorit rajonal, Vasiliy Golubev se nuk kishte “asnjë rrezik që zjarri të përhapej në objekte të tjera, apo kërcënime për banorët” pasi zona 3200 metra katror u përfshi nga zjarri. Derisa, nuk raportohet për viktima, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv Ukraina ka qenë subjekt i sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj civilëve dhe infrastrukturës energjetike që nga fillimi i luftës.