Merino lëndohet rëndë, jashtë fushave për disa muaj NULL NULL 02.02.2026 09:15 02.02.2026 09:15 Mikel Merino ka pësuar një lëndim serioz dhe do të mungojë për disa muaj te Arsenali. Mesfushori spanjoll ka thyer një kockë në shputën e këmbës, dëmtim që e detyron të ndalet për një periudhë të gjatë jashtë fushës. Sipas raportimeve të Marcas, objektivi i stafit mjekësor të Arsenalit është rikuperimi i Merinos para përfundimit të sezonit, edhe pse koha e rikthimit mbetet ende e paqartë. Klubi londinez pritet të publikojë së shpejti një komunikatë zyrtare mbi gjendjen e lojtarit. Ndërkohë, drejtuesit e Arsenalit po shqyrtojnë tregun e mesfushorëve në orët e fundit të afatir dimëror, për të mbuluar mungesën e spanjollit dhe për të ruajtur ekuilibrin e skuadrës në garën për objektivat e sezonit.