Merimanga e gjallë nxirret nga veshi i një gruaje (Video) NULL NULL 21.02.2018 16:27 21.02.2018 16:27 Një merimangë e gjallë u hoq nga veshi i një gruaje indiane Ishte thjesht një ditë e zakonshme për amvisen 49-vjeçare, e cila vendosi të pushonte pak pas përfundimit të punëve të shtëpisë. Rutina e saj e rregullt është të shtrihet në verandë gjatë pasdites verore. Megjithatë, kjo ditë ishte pak më ndryshe. Pasi kishte fjetur për disa orë, ajo filloi të ndiente një siklet në veshin e saj të djathtë. U përpoq t’i hiqte grimcat me ndihmën e gishtit, por dështoi. Pasi përjetoi dhimbje dhe siklet të padurueshëm, i kërkoi vajzës që t’i hidhte një sy veshit të saj me ndihmën e një drite elektrike. Meqë nuk mund të shihnin asgjë dhe dhimbja ishte e padurueshme, bashkëshorti i saj e dërgoi në spital. “Isha e tmerruar se mund të ndieja lëvizjen e një krijese brenda veshit tim”, u shpreh ajo.