Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mërgimtarit kosovar i vidhen mbi 8 mijë dollarë në SHBA, ja momenti kur dy persona i marrin kuletën

NULL NULL
19.07.2019 12:54

Kohëve të fundit në Kosovë është vërejtur një fenomen i shtuar i vjedhjeve. Për këtë gjë, nisën dhe angazhime më të mëdha nga Policia e Kosovës për të parandaluar rastet e tilla.

Por nuk është vetëm Kosova ajo e cila po përballet me grabitësit. Me ta dita e ditës shfaqen probleme edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e viktimë e tyre kësaj radhe del të jetë një mërgimtar kosovar, njofton Klan Kosova.

Shpend Haxhaj po priste për të udhëtuar për pushime në Kosovë, por ai papritur humbi më shumë se 8 mijë dollarë vetëm pak kohë para se ta lëshonte SHBA-në.

Rreth këtij rasti ka raportuar edhe televizioni nju jorkez, CBC, ku thuhet se policia atje është duke kërkuar ndihmën e banorëve për të gjetur dorasin i cili i vodhi kuletën kosovarit me shtetësi amerikane.

Lidhur me këtë ky televizion ka ndarë edhe pamje të momentit të cilat janë kapur nga kemrat e sigurisë në qytezën Lyndhurst.

Aty shihet një burrë dhe një grua të cilët dalin nga vetura e tyre dhe marrin kuletën e Shpend Haxhajt, kosovarit të cilit ajo i kishte rënë pa dijeninë e tij.

Në intervistën e tij të dhënë për televizionin amerikan, Shpend Haxhaj ka pranuar se përveç parave, ka humbur edhe disa dokumente identifikimi përfshirë patent shoferin dhe kartën e kreditit.

Sipas autoriteteve personat që morën kuletën e kosovarit do akuzohen për krim, njofton Klan Kosova.

Policia e New York-ut tani po kërkon ndihmën e banorëve për të gjetur paratë e kosovarit të cilat në pamjet e kamerave shihet se i mori një çift.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.