Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mërgimtari mbetet i bllokuar në Rozhajë shkaku i borës (FOTO)

NULL NULL
18.03.2026 11:41

Një mërgimtar ka mbetur i bllokuar qysh nga dje në Rozhajë, shkaku i borës së madhe.

Për ta nxjerrë nga aty, është kërkuar edhe ndihma e kërkimit-shpëtimit.

Sipas informacioneve të gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj, zjarrfikësit e Pejës janë nisur për në Rozhajë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se rruga është e bllokuar për të gjitha llojet e automjeteve, transmeton klankosova.tv

QKMK ka publikuar edhe numrat që duhen kontaktuar për të gjithë ata që kanë nevojë.

“Ju njoftojmë se rruga PKK Kullë – Rozhajë dhe anasjelltas (në pjesën e Malit të Zi) është e pa kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve për shkak të borës. Për informata shtesë kontaktoni QKMK në numrat 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.

Rruga Kullë – Rozhajë e pakalueshme, është e bllokuar nga bora

 

lajme të ngjashme